Sarandë/ 35-vjeçarja u hodh nga kati i dytë me foshnjën, flet drejtori i maternitetit: Nuk ishte tentativë vetëvrasje, donte të largohej

3 Korrik 2022, 08:16| Përditesimi: 3 Korrik 2022, 13:39

  • Share

Mandolina Jashari 35 vjeçe pasi solli në jetë fëmijën e 6-të tentoi të largohej nga materniteti i Sarandës duke u hedhur bashkë me foshnjën nga kati i dytë i godinës. Ajo është pjesëtare e komunitetit rom dhe ndodhej në Sarandë për të lypur. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, drejtori i maternitetit Tajar Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç deklaron policia, por se ishte tentativë për t’u larguar nga spitali.

‘Në datën 28 qershor rreth orës 02:20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua. I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali. Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim. I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim. Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja”, tha Lako.

Duke folur për gjendjen e saj shëndetësore, drejtori i maternitetit tha se foshnja gëzon shëndet të plotë, ndërsa shton se nëna ka disa probleme.

‘Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet. Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë, por tentativë për t’u larguar nga spitali-, tha drejtori i maternitetit të Sarandës, mjeku pediatër Tajar Lako.

Ngjarja e rëndë u shënua një ditë më parë, ku 35-vjeçarja Mandolina Jashari u hodh nga kati i dytë i maternitetit së bashku me foshnjën e saj të porsalindur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/07/2022 23:10

    /ETJ/,nuk mund te largohesh nga nje spital,po nuk te dha doktori flete-daljen,aq me teper ne rastin e mesiperm,kur zonjes mund t'i shkaktohej nje hemoragji e tepruar dhe mund te kishte komplikacione te tjera duke shkuar deri ne infeksion e vdekje.Pastaj do te kishe gjithe te afermit e kesaj e te tjere qe do te mblidheshin te protestonin kunder mjekut per malpractice.S.d.q,edhe kjo arratisja nga dritarja,kur ke deren nuk me duket bindese si justifikim.Le te presim konkluzionin e hetimeve.

    Përgjigju
  • etj.: 03/07/2022 16:47

    Me sa shoh doktorri e paska marre peng nenen me gjithe femije. Si mund ta ndalosh tjetren te largohet? Kush je ti qe e mban me zor, kundra deshires.

    Përgjigju
  • Une: 03/07/2022 08:38

    Mediat apo policia nuk besoj se do kerkojne falje. Drejtori i spitalit eshte sjelle sic cdo mjek ne Evrope dhe bravo. Nuk te le kush ne Evrope apo bote qe te lesh spitalin pa nje adrese te sakte apo kur ka shqetsime per nenen. Ne keto raste therritet sherbimi social dhe mjeket kane bere punen e tyre me pergjegjsi. Saranda eshte mbyt me lypsa nga komuniteti rom, femij qe shfyrtezohen si lypsa dhe policia nuk ben asgje. Nje imazh shume i keqe per turizmin.

    Përgjigju
  • Hakiu: 03/07/2022 08:25

    Ore doktor apo Çfare je ti. Skm degjuar qe te dalesh nga spitali apo te largohesh duke u jedh nga kati 2 me gjithe femijen. Merrni masa e hapni syte se jeni ku therelret qameti. Faji yt eshte kur fillon te manipulosh nje ngjarje qe ne fakt nuk eshte krejt pergjegjesia jote. Po nejse ishalla nuk i keni marre lek asaj rrezikes se pastaj flasim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?