Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë–Delvinë pranë fshatit Shijan.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre është goditur më pas edhe nga një kamionçinë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë një grua, pasagjere në automjetin Opel.
Fatmirësisht, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia nisi hetimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Komento
Komente
