SARANDË - Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja ka ndodhur në momentin kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë.
'Dy keqbërës janë futur në kishë dhe kanë përdhosur kishën në masë të madhe. Kanë hyrë brenda në hierore, kanë përdhosur tryezën e shenjtë, ungjillin e kanë përdhosur dhe enët e shenjta i kishin hedhur këtu përjashta. Mund të bënin veprime më të këqija nëse nuk do kishin ardhur përgjegjësit e kishës. Ne erdhëm me vrap. Ata janë të huaj. I kapën', thotë njëri prej kujdestarëve të kishës për Report Tv.
Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Sapo kanë vënë re praninë e kujdestarit, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar atë.
'Janë ndeshur përjashta me epitropin. Edhe ai e qëlloi, te kolona jashtë edhe keqbërësit janë gjakosur te koka. Policia ishte gatshme dhe në kohë të shkurtër i arrestuan. Epitropët janë në Sarandë për denoncim', tha Atë Pandeliu.
'Ajo quhet përdhosje. U futën në hierore, përdhosën tryezën e shenjtë, rrëzuan ikonat. Proskomidhinë aty ku vepron prifti. Mund të bënin ndonjë veprim të mirë, të ndiznin qiri. Bën veprim vandal dhe ndodh 3 ditë pas, jemi në gjendje shpirtërore jo të mirë. Gjynah është shtëpi e Zotit', shtoi kujdestari.
'Kjo është e tërëshenjta Mari, e kanë grisur. Ata e kanë nisur nga altari i shenjtë. Kanë kryer përdhosje, unë që jam prift dridhem i tëri ç’kanë bërë atje brenda. Them se, Perëndia i faltë. Ishin të marrë nuk dinë ç’bënin. Nëse do thonin na duhen kaq lekë, kemi arkën atje të besimtarëve. Ata do kishin bërë dëme më të mëdha', u shpreh Atë Pandeliu.'
Menjëherë pas incidentit, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur kapjen e dy personave të dyshuar pranë një stacioni autobusash. Sipas burimeve, ata po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti të rëndë.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Fundamentaliste injorante!
Përgjigju