Policia e Sarandës

Kronikë

Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

17 Janar, 16:29| Përditesimi: 17 Janar, 17:50

  • Share

Sarandë- Një 25-vjeçar është arrestuar sot (17 Janar) nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet për përdhunim.

Burime zyrtare nga Komisariati bënë me dije se i prangosuri është I. J., banues në Sarandë, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, sqaron policia vendore.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë vendore, për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të cilën detajet janë ende të rezervuara.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?