Bizneset në Sarandë kërkojnë punëtorë për sezonin! Sipërmarrësja italiane: Rroga 80 mijë lekë, po s’ka kamerierë! Zyra e Punës: Problem kualifikimi

23 Maj 2023, 16:06| Përditesimi: 23 Maj 2023, 18:26

  • Share

Nisja e sezonit turistik i gjen në vështirësi bizneset në Sarandë. Shkak është mungesa e krahut të punës. Pronarët e bareve e restoranteve nuk po gjejnë kamarier as me paga të larta. Stella Narciso, pronare e një picerie në Sarandë na tregon se 8 vite më parë kur erdhi nga Italia për të bërë biznes në zonën bregdetare gjente kamarierë me 40 mijë lek në muaj, sot nuk ka edhe pse pagat janë dyfishuar.

“Viti i parë që jemi këtu e deri më sot pagat janë rritur ndjeshëm  nga 40 mijë lekë që i kemi paguar tashmë kamarierët dhe stafin po e paguajmë me 80 mijë lekë të muaj plus sigurimet . Edhe kjo nuk ka sjellë efekt pasi nuk ka djem të interesuar për punë. E gjitha kjo po ndodh është tragjike sepse në fillimin e sezonit të mos kesh kamarier na vendos shumë në vështirësi, sepse gjëja më e rëndësishme për një biznes është të ketë staf të mirë”, thotë Narciso.

Emigrimi duket se është problemi kryesor. Siç Stella na tregon  mund të gjejë gra për në kuzhinë, por jo djem e vajza të reja për të shërbyer në piceri.

“Momentalisht më mungojnë vetëm tre punëtorë por unë në total dua të punësoj 10 persona, 4 kamarierë paraditë e 4 pasditë dhe njerëz në kuzhinë . Në kuzhinë kam gjetur zonja që duan të punojnë por kamarierë edhe pse oferta është e mirë nuk kam gjetur asnjë”, vijon sipërmarrësja italiane.

Nga ana e Zyrës së Punës në Sarandë na thuhet se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ka patur më shumë intersim nga bizneset për të kërkuar punonjës nëpërmjet kësaj zyre.

“Kërkesa nga bizneset ka qenë e lartë që në fillim të vitit 2023. Normalisht hasim problematike, sepse shumë njerëz janë të patrajnuar, ndaj kemi hapur kurset profesionale”, shprehet Iliana Shkurti, Përgjegjëse e zyrës së punës.

Zyra e Punës në Sarandë ka regjistruar nga bizneset rreth 60 vende pune të lira, por numri i tyre është disa herë më i lartë, nëse vëzhdojmë rrjetet sociale, ku operatorët turistik bëjnë shpallje çdo ditë për punëtorë. Mungesa e fuqisë punëtore vendase ka 2-3 vite që ndihet perhere e me fort, ndërsa “importimi” nga jashtë duket se nuk ka rezultuar i suksesshëm. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • E vërteta e hidhur: 24/05/2023 00:05

    Jashtë shtetit rrogat janë të larta, taksa edhe shpenzimet gjithashtu, por nuk ka shtet me hajdutët që mendojnë se si tua vjedhin të ardhurat punëtorëve. Në Shqipëri njerëzve që jetojnë aty i kanë vjedh aq shumë sa tani u bëjnë thirrje emigrantëve të kthehen me kursimet e tyre që këta zyrtarë tua vjedhin përsëri.

    Përgjigju
  • Torino: 23/05/2023 22:14

    Ai i gjati ju paralajmeroi!Mos u tallni me djersen e punetorit-do ti bini kokes me grushte!Dhe mos u tallni as me turistet se do ju gjeje si Kroatet.Po ta pyesesh nje puntor Italian-do ti beje pushimet ne Kroaci?Te vjen pergjigjia menjehere-no no(prezzi troppo alti)Cmimet,cmimet zoterinje biznesmeca!Mbajini brenda normave se sot per nje minute fale rrjeteve sociale edhe ai ne Japoni informohet!

    Përgjigju
  • Alvanosi: 23/05/2023 19:36

    epo kjo karma qënka shumë e keqe, pasi me shtet dhe biznese iu dh**enë mu në të forcës puntore duke i paguar nga 2000 Lekë të reja në muaj, normal që ua vratë çdo shqiptari shpresat për të hëngër një copë bukë me rrogë Shqipëriet... dhe tani s'gjeni as punëtorë. Madje as nga Bagla-deshi s'po ju vinë. Ka të pakten 10 vjetë që shkatërroni tregun e punës, tani duhen 10 vjet me rroga të mira për ta rikthyer në stabilitet tregun e punës.

    Përgjigju
  • Huakim: 23/05/2023 19:16

    ka ne Bangladesh

    Përgjigju
  • Ilir: 23/05/2023 19:15

    800000 leke! Po sh i verte ky lajm vec se ka nje tjeter jo te vertete.duhet te punosh nga 12 deri ne 16 ore ne dite.sh te zgjuar keta sipermarresit e bregdetit.do perfundoni ti mbyllni lokalet me keto rroga qesharake ose di punoni vete 24 ore

    Përgjigju
  • Said: 23/05/2023 17:40

    Po aty dhe 2000 euro t'i bëni pagat prapë nuk do gjeni. Sa të keni sekserët që bëjnë llogaritë e të tjerëve si t'ja u zhvatin rrogën puntorëve, nuk do gjeni njëri.

    Përgjigju
  • Alb: 23/05/2023 17:13

    Kjo ashte politika e dhime shqiptare. Rrini si mu*a tash

    Përgjigju
  • Koli: 23/05/2023 16:20

    Ska gje, nderkoh pronat 2000 euro plus m2. Vazhdoni me kete ekonomi kriminale dhe bejani vetes me sy vazhdoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?