Foto Ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, 55- vjeçari shpallet në kërkim nga policia

31 Mars, 18:52| Përditesimi: 31 Mars, 20:19

  • Share

Sarandë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një 55- vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Gruaja e identifikuar si Miranda Bodini, ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë kërkimet për autorin e dyshuar të sulmit Adriatik Bodini, i cili është larguar nga vendngjarja. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes çiftit.

'Sarandë/Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi Adriatik Bodini, 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit', njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?