SARANDE- Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë mesditen e sotme (16 janar 2025), duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit në Lukovë përreth dy orë mbeten në izolim derisa ndërhynë emergjencat për të hapur rrugën.
Muri rrethues i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj u ça rreth orës 12:38.
Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec - Piqeras e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë. Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.
"Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje" informoi ministria e Mbrojtjes duke saktësuar se ujëmbledhësi i Sasajt ishte ndërtuar në vitin 2010
Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.Shqiptarja.com sjell videon e momentit kur uji me baltë vërshon poshtë në aksin kryesor.
Në një reagim telefonik për Report Tv, prefekti i Vlorës, Plator Nesturi në orën 14:50 deklaroi se situata është nën kontroll, rruga nacionale është liruar ndërsa do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve materiale.
"Deri tani janë 12 biznese që janë dëmtuar, ndërsa nuk ka rrezik për banorë dhe se rruga Bunec – Lukovë është e hapur, nuk ka më rrjedhje nga HEC. Janë marrë masat për devijimin e ujit' tha Nesturi
Ende të paqarta shkaqet e çarjes së murit rrethues të ujëmbledhësit që çon ujin në digë. Ndërkohë furnizimi i kanalit nga burimi i lumit Kalasë është ndërprerë.
Punimet për HEC-in Sasaj kishin nisur 4 vite më parë, ndërsa vitin e kaluar banorët protestuan kundër ndëtimit të këtij HEC pasi u kishte dëmtuar rrugën.
Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence. informoi sot policia e Vlorës në orën1 14:00
Hec Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit Kalasë, rrjedh në shtratin natyral, ndërsa shkaqet e shembjes së ujëmbledhësit mbeten të panjohura.
Ministria e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me çarjen e murit rrethues të ujëmbledhësit Sasajt, në Bunec të Himarës.
Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje.
Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
Nuk ka probleme në njerëz.
Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.
Report Tv sjell videon ku duket si është çarë muri rrethues i ujëmbledhësit
Prefekti i Vlorës, Plator Nesturi në një prononim për Report Tv tha se nuk ka më situatë emergjence dhe situata është nën kontroll
Deri tani janë 12 biznese që janë dëmtuar, ndërsa nuk ka rrezik për banorë dhe se rruga Bunec – Lukovë është e hapur, nuk ka më rrjedhje nga HEC ndërsa janë marrë masat për devijimin e ujit.
Shtabi i emergjencave do të bëjë evidentimin e dëmeve dhe riparimin e pasojave.
Shqiptarja.som sjell videon e dëmeve të shkaktuara nga çarja e digës së hidrocentralit Sasaj në Lukovë. Aksi nacional Lukovë – Bunec është i pakalueshëm. Ndërkohë që e gjithë zona është në baltë.
Çahet diga e HEC-it në Bunec, policia: Po punohet për evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik
Shqiptarja.com sjell videon e momentit kur një qytetar po lëvizte me makinë në aksin Lukovë – Bunec kur ka filmuar momentin kur uji ka vërshuar poshtë pas çarjes së digës së hidrocentralit Sasaj. Uji me baltë vërshon në rrugë kryesore, futet nëpër godina dhe zbret poshtë.
Ngjarka ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta.
Ta gezoni o shqiptare administraten politike, me derra te pangopur dhe te paafte. Mire t'ju behet, pasi jeni bashkepuntore ne krimin e spastrimit etnik te Shqiperise nga intelekti, aftesia dhe ndershmeria.
Përgjigjuky eshte vetem fillimi,,,,,skeni pare gje akoma
Përgjigju