SARANDË-Një 35- vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptojë policinë.
Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues K. H.
Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K. H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Komente
