Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Dy shoferët përleshen pas aksidentit, njëri plagoset me thikë! Autori 23-vjeçar arratiset, Policia e shpall në kërkim

7 Qershor, 10:39| Përditesimi: 7 Qershor, 10:43

  • Share

Sarandë- Një aksident rrugor është bërë shkak që debati mes dy shoferëve të përfshirë të denigrojë në përleshje fizike dhe në fund me plagosjen me armë të ftohtë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditë ssë djeshme në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, kur i dyshuari D. B., 23 vjeç, i shpallur në kërkim, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me dëme materiale me automjetin që drejtohej nga D. S., 21 vjeç. Të dy drejtuesit janë banues në qytetin bregdetar.

“Pas aksidentit, këta persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se D. B., e ka dëmtuar  D. S. me një mjet prerës (thikë), si dhe i ka shkaktuar dëmtime në automjetin e tij”, tha policia vendore.

Pas krimit, 23-vjeçari është arratisur nga vendngjarja me makinën e tij dhe Policia është vënë në kërkim. I plagosuri po trajtohet në spital, pa rrezik jete.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?