Policia e Sarandës

Kronikë

Sarandë/ Dyshohen se u vunë nga tregtia e drogës, sekuestrohen 3 pasuri të 44-vjeçarit me precedentë (EMRI)

13 Mars, 14:14| Përditesimi: 13 Mars, 14:21

  • Share

Sarandë- Vihen sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një personi në Sarandë dhe që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale nga trafiku i drogës. 

Këto asete i përkasin Romeo Lazes dhe Policia e Vlorës konfirmoi kryerjen e sekuestrimit ditën e ssotme (13 mars).

Ekzekutimi u bë nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Nën sekuestro u vendosën konkretisht një ndërtesë me sipërfaqe 21 m2, një truall me sipërfaqe 100 m2 dhe një subjekt tregtar lavazh dhe tregti automjetesh.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.       

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:   
 
    •    1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²; 
    •    1 truall me sipërfaqe 100 m²; 
    •    1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh. 

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?