Rreth 6 orë ka zgjatur seanca e njohjes me masat e sigurisë për 3 ish zyrtarë dhe 1 ish deputet, për të cilët Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuzë penale.
Para Gjykatës së Sarandës kanë dalë sot për t’u njohur me masat e sigurisë të caktuara në mungesë ndaj tyre, ish Drejtoresha e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjec, ish specialistët e ASHK Sarandë Aida Demi, zyrtarët Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Gani Hoxha, 61 vjeç, i akuzuar për “falsifikim dokumentash”.
Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga Gjykata.
Policia e Sarandës dhe Tiranës ekzekutoi masat duke sekuestruar pasaportën e Demit dhe izoluar në banesat përkatëse Likën, Strokën dhe Hoxhën.
Avokatët e tyre kanë kërkuar ndryshimin e masave të sigurimit të caktuara në mungesë ndaj tyre, por pas rreth 6 orë seancë, kërkesa është rrëzuar nga Gjykata, i cili ka lënë në fuqi vendimin e 13 majit për masat e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Aida Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Erald Likën, Ermen Strokën dhe Gani Hoxhën.
Hetimet disa mujore të prokurorisë së Sarandës zbuluan se Hoxha ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit, duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Ndërsa me ndihmën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Kadastrës, Aida Demi dhe dy ish-specialistët e ASHK-së, Erald Lika dhe Ermen Stroka është tjetërsuar pasuria.
Prokuroria bëri të ditur se ish-drejtoresha dhe vartësit e saj kanë legalizuar objektin 4 katësh me sipërfaqe banimi 1359 m2 dhe sipërfaqe 1056 m2 për aktivitet tregtar duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me çertifikatë pronësie në emër të ish-deputetit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe rregjistrimin e pronës të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e rregjistruar në emër të familjes Sejko, e cila e ka lëshuar me qira tek një biznes që operon në tregtinë e hidrosanitareve.
Ku eshte ai avokati i belerit, ai kryetari i vetauajtur i PD-s se berishes i cili akuzon Ramen dhe shtetin shqiptar se grabiti prona ne Himare, grmabitje qe siq thot ai do ta shpeton greku belleri, e siq dihet Saranda nuk eshte shum larg Himares dhe ja paska grabitur edhe derrputeti i sali berishes dhe i avokatit te turpit i grekut beleri, apo keta derrmokratet Kane te drejte te grabisin dhe te vrasin sa duan e ke te duan, ndoshta ai avokati i bellerit dhe krryetar i PD-s kriminale e paska ndar prônen me derrputetin prandaj hesht.
Përgjigju