Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Goditën me grusht të riun, arrestohet 20-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

30 Prill, 11:35| Përditesimi: 30 Prill, 11:36

  • Share

Sarandë- Një 20-vjeçar është arrestuar nga blutë e Sarandës pasi së bashku me një pesrson tjetër-i cili është në kërkim, goditën me grusht një 22-vjeçar.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme pas një sherri për motive të dobëta.

20-vjeçari është transportuar të Trauma në Tiranë për të një mjekim të specializuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?