Sarandë/ Goditet mjeti i punimeve në rrugë nga persona të paidentifikuar (FOTO)

9 Nëntor, 10:17| Përditesimi: 9 Nëntor, 10:25

  • Share

Një incident është shënuar në kantierin e punimeve në infrastrukturën e qytetit të Sarandës, ku persona të paidentifikuar kanë sulmuar një mjet pune cekic gjatë natës. Sipas burimeve, sulmuesit kanë përdorur tuba hekuri dhe gurë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në mjetin që po kryente punime për llogari të infrastrukturës rrugore.

Mjeti ka pësuar dëmtime të rënda, jo vetëm në xhama, por edhe në sistemin e tij të punës, duke ndikuar drejtpërdrejt në përparimin e punimeve. Këto punime janë kontraktuar nga kompania Alb Star dhe realizohen nga nënkontraktori Adil Roboçi, i cili është angazhuar për të përfunduar projektin e infrastrukturës rrugore.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e këtij akti vandalizmi. Pronarët janë shprehur se nuk kanë konflikte me asnjë dhe dyshojnë se shkak ëshhtë konkurenca.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?