Sarandë/ Vodhën turisten greke te plazhi 'Pema e thatë', kapet pas gjashtë ditësh kërkime çifti maqedonas! (VIDEO dhe EMRAT)

23 Gusht, 14:49| Përditesimi: 23 Gusht, 18:30

  • Share

Sarandë- Një çift nga Maqedonia e Veriut, që hiqeshin si pushues në bregdetin e Sarandës, vodhën turisten nga Greqia dhe tentojnë arratisjen.

Por policia vendore i ka pikasur pas denoncimit, duke i lokalizuar dhe më pas arrestuar sot (23 Gusht), pas gjashtë ditësh kërkime. Si prova materiale janë marrë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, kur të dyshuarit largohen pas krimit.

Të arrestuarit janë David  Shapurikj dhe Sandra Neshkovska, 24 dhe 28 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Policia bëri me dije se ata arritën t’i vidhnin pushueses së huaj çantën personale me 2 celularë, 3 palë syze, portofolin me para dhe sende të tjera personale.

Ngjarja ka ndodhur më 17 Gusht të këtij viti te plazhi i njohur si “Pema e Thatë” në Sarandë dhe ditën e sotme u bë arrestimi i tyre.

“Gjatë aksionit u sekuestrua edhe makina e dy të dyshuarve. Po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, bëri me dije policia vendore.

Pas veprimeve paraprake proceduriale, dosja i kaloi prokurorisë, për veprën penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim, teksa çifti i dyshuar po merret në pyetje.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?