SARANDË - Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”. 28 - vjeçari Ardit Dauti, i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në “Syrin e Kaltër”.
28 - vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja për pak ka rezultuar fatale, pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.
Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
TA RUAJME SI SYTE E BALLIT KETE SYRIN E KALTER,,,ASNJE KAFE ASNJE LOKAL NUK DUHET TE KETE ATY NE RREZE 3 KM RRETH E PERQARK,,,VETEM NGA SYRI KEMI MILIONA EURO TE ARDHURA NGA TURISTET...
Përgjigjuja more dhe 30mil euro? MENDON se do invesotje kush per vendin, shqiperia ka MAR FUND ka 10 vjet sbehet me. ato lek Rama me shok do i mari ne max nje rruge 250m do marim nje here ne 4 vjet AQ