SARANDË- Një i ri, 28-vjeç, nga Tepelena, i ndodhur me pushime në Sarandë, është hedhur nga trampolina me kokë në det dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë.
Report Tv mëson se Endri Mera, menjëherë është transportuar në urgjencën “Stefan Mekshi” në Spitalin e Sarandës. Sipas bluzave të bardha i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës. Pë pasojë, ai ka marrë ndihmën e parë dhe ështënisur me helikopter për drejt spitalit te Traumës në Tiranë. Shkak është bërë hedhja me kokë e të riut në det.
Jo më larg se dje Report Tv solli në vëmendje se si eksperimentimet me sportet ujore po iu kushtonin shumë të rinjve. Në spitalin Universitar të Traumës, sezoni veror sjellë rritje të numrit të traumave për shkak të sporteve ujore. Aktualisht, rasti më i rëndë është i një të riu 16 vjeç i cili nga hedhja e gabuar në pishinë ka mbetur i paralizuar për gjithë jetën.
Aty ku vendosen trampolina,si ne det si ne pishina duhet te percaktohet per cilat grupmosha jane duke u bazuar ne thellesine e detit/pishines.Jane aksidente qe mund te evitohen.Kur hidhesh pastaj nga shkembinjte,eshte ceshtje tjeter,atehere secili e mban vete pergjegjesine per riskun qe ndermerr.
Përgjigju