Një 57-vjeçar portugez i cili po pushonte me disa miq të tij në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë është futur me not në det dhe nuk ka dal më prej andej.
Sipas policisë, ai u fut me not në det rreth orës 18:00 të ditës së sotme dhe pas kësaj nuk u pa më. Menjëherë policia kufitare e Sarandës dhe patrulla janë vënë në kërkim të tij, nga deti dhe toka.
'Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.
Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente
