Lënda narkotike e sekuestruar

Kronikë

Sarandë/ Ishin duke transportuar lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë 20-vjeçari dhe shoqëruesi i tij (EMRAT)

5 Shtator 2024, 10:34| Përditesimi: 5 Shtator 2024, 10:47

  • Share

Sarandë-Një 20 vjeçar i identifikuar si Jasin Avdi dhe një 23-vjeçar Frrok Lleshi banues në Konispol janë arrestuar në flagrancë teksa ishin duke transportuar lëndë narkotike.

Në afërsi të fshatit Vrin, Jasin Avdi dhe Frrok Lleshi ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, i riu Jasin Avdi tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me Frrok Lleshi i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte, infomoi sot policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Operacioni u kodua “Fokus 8”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?