Komisariati i Sarandës

Kronikë

Sarandë/ Italiani shpallet në kërkim për vjedhjen e 250 eurove, 44-vjeçari nën akuzë për dëmtimin e ndriçuesve të Kishës së Metoqit

7 Maj, 13:30| Përditesimi: 7 Maj, 13:42

  • Share

Sarandë- Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një shtetas italian, i cili akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 250 eurosh në lagjen nr. 4 dhe është denoncuar.

Rrethanat mbeten ende të paqarta, teksa policia tregohet e rezervuar për momentin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. V., 32 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 250 eurosh, në lagjen nr. 4”, bëri me dije sot (7 maj) policia vendore.

Po kjo zyrë hetimore, referoi materialet në Prokurori edhe ndaj 44-vjeçarit me inicialet A. M., banues në fshatin Metoq, pasi “u konstatua se kishte dëmtuar dy ndriçues në Kishën e fshatit Metoq”.

Për të dy rastet në fjalë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetime, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?