Delvinë- Kishte krijuar depo armatimi në banesë, arrestohet 47-vjeçari i dyshuar në Delvinë.
Policia e Vlorës dhe Sarandës njoftuan sot (7 prill) se finalizuan operacionin e koduar “Sunrise”, teksa sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, krehra fishekësh dhe municione, që mbaheshin pa leje.
I arrestuari është Laert Tozaj, banues në Delvinë.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, të cilat bënin me dije se një shtetas posedonte armë në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë organizuan dhe finalizuan me sukses, gjatë paradites së sotme, operacionin policor të koduar “Sunrise”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë”, njoftoi policia vendore.
Armatimi u gjet pas kontrollit të detajuar të banesës së të dyshuarit Tozaj, ku veç dy armëve të zjarrit u zbuluan edhe 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.
“Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale”, sqaroi policia për hetimet që janë ende aktive.
Komente
