Sarandë- Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Sarandë.
Një makinë dhe dhe një motor janë përplasur në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia, rreth orës 09:50.
Sipas burimeve shoferi i makinës Etmand Sulaj, 59 vjeç teksa ka tentuar të kthehet në rrugë është përplasur me motorin që po lëvizte Vangjel Piro 44 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Sarandës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasi E. S., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer një manovër të gabuar duke u përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. P., 58 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
