Arben Çipa

Kronikë

Sarandë/ Dhunoi kryetarin e Shoqatës së Operatorëve Turistikë Arben Çipën, gjykata liron njërin prej autorëve! Cilëson të paligjshëm arrestimin e tij, i cakton masën arrest në shtëpi

23 Shkurt, 15:50| Përditesimi: 23 Shkurt, 16:29

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka vendosur arrest shtëpie për Diomet Musën, njërin prej autorëve të dyshuar për dhunimin e biznesmenit 52-vjeçar, Arebn Çipës, alias Sotir Çipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik në këtë qytet.

Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërkuar cilësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të 37-vjeçarit Diomet Musa, por lirimin e tij dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër, gjyqtarja Esmeralda Shehu, ka vendosur vlerësimin të paligjshëm të arrestimit në flagrancë të të dyshuarit dhe caktimin e masës së kërkuar nga prokurorja, atë “Arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që i dyshuari mos të largohet nga banesa e tij e ndodhur në lagjen nr.3 të Sarandës.

Arben Çipa, u dhunua më 22 shkurt nga dy persona. Policia e Sarandës prangosi autorin Diomet Musën, ndërsa në kërkim është nipi i tij.

Shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?