Spitali i Sarandës

Kronikë

Sarandë/ Po vizitonte 'Kalanë e Butrintit' me guidën e të huajve, humb jetën turisti gjerman! 75-vjeçari vdiq rrugës për spital, shkak dyshohet ataku kardiak

11 Qershor, 14:11| Përditesimi: 11 Qershor, 15:01

  • Share

Sarandë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint të Sarandës.

Një shtetas i huaj, i ndodhur si pjesë e një grupi turistësh për të vizituar Butrintin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Viktima është identifikuar si Klaus Geyer, 75 vjeç, nga Gjermania

Nisur nga ky shqetësim është njoftuar menjëherë ambulanca e Spitalit të Sarandës. Por fatkeqësisht gjatë rrugës për në spital, turisti është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

“Sot, në vendin e quajtur “Kalaja e Butrintit”, gjatë një vizite turistike, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, bëri me dije policia vendore për ngjarjen.

Sipas bluzave të bardha, dyshohet për një atak kardiak, që ndoshta mund të ketë ardhur edhe nga temperatura e lartë.

Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për ekspertizë mjeko-ligjore, për të zbuluar edhe shkaqet e vdekjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?