Policia në Sarandë, ka gjobitur një 31- vjeçar, pasi parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, në një nga rrugët e qytetit të Sarandës.
Ai është gjobitur me 20 000 lekë gjobë të riun, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit'.
'Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, konstatuan më datë 26.07.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Vangjel Pandi”, një automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, duke bllokuar rrugëkalimin për automjete të tjera dhe për këmbësorët. Menjëherë pas identifikimit të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. D., 31 vjeç, banues në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj tij, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal', thuhet në njoftim.
Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, ndaj drejtuesit të automjetit tip “Benz”, u vendos edhe masë administrative në vlerën 20 000 lekë, për shkelje të nenit 159, pika 2/4, të Kodit Rrugor.
Komente
