Kronikë

Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, arrest me burg për 2 policët, ‘Detyrim paraqitje’ për 6 personat e tjerë

5 Janar, 17:27| Përditesimi: 5 Janar, 17:41

  • Share

SARANDË - Sot (5 janar) është mbajtur seanca në gjykatën e Sarandës për personat e përfshirë në një sherr masiv dy net më parë në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë edhe 4 punonjës policie.

Gjykata vendosi masën ‘arrest në burg’ për dy nga efektivët e policisë, Alvaro dhe Inklid Sulejmani. Ndërsa të tjerët u lanë në masën ‘detyrim paraqitje’, informon gazetari Limos Didani.

Pas seancës, avokati i efektivëve Arben Llangozi tha për mediat se: Dhunë kishte nga të dyja palët, por s'u konstatua gjuajtje me armë.

'Arrest me burg' për:
Alvaro Sulejmani
Inklid Sulejmani

 

'Detyrim Paraqitje' për: 
Mihal Sulejmani
Ergys Sulejmani
Kejvi Sulejmani 
Shemsho Sulejmani
Delars Duka
Kristjan Xhaferri

Rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ndodhi një konflikt fizik mes disa shtetasve, ku u përdorën sende të forta dhe armë zjarri. Dy persona, Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi (vëllezër), u dëmtuan lehtë. Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.

Sipas dëshmive për Report Tv, dy vëllezërit e dëmtuar drejtonin një biznes të makinave me qira. Alvaro Slejmani i kishte një borxh atyre, lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë dhe siç dëshmohet, i ka dhunuar duke gjuajtur me sende të forta dhe me armë, duke i lënë të lënduar dy vëllezërit që janë jashtë rrezikut për jetën.

AMP arrestoi 4 punonjës policie, Alvaro, Inklid dhe Mihal Suljmani (vëllezër) si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre.

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?