Prokuroria Sarandë

Kronikë

Sarandë/ Sherri mes të miturve, prokuroria nis hetimet për plagosjen e 17-vjeçarit

11 Prill, 15:24| Përditesimi: 11 Prill, 15:35

  • Share

Sarandë-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka njoftuar nisjen e hetimeve për një ngjarje të ndodhur më 27 mars 2025, ku si pasojë e një konflikti mes të miturve, njëri prej tyre, 17-vjeç, mbeti i plagosur.

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, bën me dije se më datë 28.03.2025, ka regjistruar procedimin penal nr.292/2025, për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, parashikuar nga neni 88/b i K.Penal në ngarkim të të miturit në konflikt me ligjin dhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/2 i K.Penal pa autor, në lidhje me ngjarjen e datës 27.03.2025, ku janë konfliktuar shtetasit e mitur K.C dhe B.K si dhe shtetasi XH.B.

Bazuar në provat e administruara gjatë veprimeve të para hetimore, parashikimeve ligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Kodit të Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të miturin në konflikt me ligjin, është paraqitur kërkesë për vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim të masës së sigurimit me karakter shtrëngues ‘arrest në shtëpi”, kërkesë e cila është pranuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe që vijon të jetë në fuqi’, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ngjarja ndodhi më 27 mars, në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”, ku një 17 vjeçar goditi tre herë me thikë në stomak dhe ije një tjetër 17 vjeçar. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i personit që u plagos. Dyshohet se i plagosuri ka tentuar të godasë i pari, ndërsa autori ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes.  Autori u arrestua nga policia, i cili pas ngjarjes, ka tentuar të fshehë thikën duke e hedhur në një zonë me ferra.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?