Kronikë

Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë! Aktiviteti në dy lokale me qira, tetë javë hetime! Sekuestrohen edhe pará (VIDEO)

24 Shkurt, 11:36| Përditesimi: 24 Shkurt, 12:01

  • Share

Vlorë- Një rast i organizuar i shfrytëzimit për prostitucion është goditur sot (24 shkurt) nga Drejtoria e Policisë së Vlorës, në qytetin e Sarandës.

Dy muaj hetime kanë mjaftuar për të finalizuar operacionin e koduar “Silent Watch”, me metoda proaktive, përgjime dhe ndjekje me agjentë. 

Nga investigimi u zbulua rasti i shfrytëzimit të një vajze të mitur, vetëm 16 vjeçe, në dy lokale të marra me qira në lagjet e qytetit bregdetar. Në pranga ranë 2 gra të dyshuara që e shfrytëzonin për aktivitetin e paligjshëm minorenen.

"Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Watch”. Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga: S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë", bëri me dije policia vendore. 

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet edhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Hetimet e mëtejshme të rastit do i ndjekë prokuroria vendore, për të zbardhur aktivitetin kriminal, dinamikën dhe persona të tjerë të implikuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?