Kronikë

Sarandë/ Shiste drogë në lokalet e natës, në pranga 21-vjeçari! Procedohet dhe 44-vjeçari që qarkullonte me armë sportive pa leje në ‘Audi’ (EMRAT+VIDEO)

8 Prill, 12:19| Përditesimi: 8 Prill, 12:39

  • Share

Policia e Sarandës godit sot (8 prill) dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. 

Në pranga ra 21-vjeçari Florian Gjonça, për akuzën e mbajtjes dhe shitjes së drogës dhe u procedua 44-vjeçari Arkand Hadushi, për mbajtjen pa leje të një arme sportive “Gambo” në mjetin e tij.

Policia vendore tha se 21-vjeçari e shpërnante drogën e llojit kanabis sativa kryesisht në lokalet e natës. 

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës”, tha policia për aksionin e parë.

Gazetari i Report Tv, Limos Didani, informon se në vijim të kontrolleve të ushtruara më tej, në automjetin tip “Audi”, u konstatua se drejtuesi 44-vjeçar, banues në Sarandë, mbante armë pa leje,që u sekuestrua si provë materiale, teksa nisi procedimi penal në gjendje të lirë. 

Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?