Pamje nga aksidenti në Ksamil

Kronikë

Sarandë/ Shkaktoi plagosjen e rëndë të motoristit 29-vjeçar në Ksamil, arrestohet pas aksidentit shoferi turk!

23 Gusht, 10:25| Përditesimi: 23 Gusht, 10:30

  • Share

Sarandë- Pak orë pas aksidentit dramatik në rrugën kryesore të Ksamilit mbrëmjen e djeshme (22 gusht), ku mbeti i plagosur një motorist 29-vjeçar që banonte në Itali dhe kishte ardhur me pushime në Sarandë, Policia Rrugore i ka vënë prangat drejtuesit turk të makinës.

Burime zyrtare bënë me dije ditën e sotme se prangosën në flagrancë turkun Demor Tunahan, 30 vjeç banues në Stamboll. I plagosuri është Mario Selishta, me origjinë nga Dibra, por emigrant prej vitesh në Itali.

“Ndalimi u bë në vijim të veprimeve të kryera për aksidentin e ndodhur në rrugën “Butrinti”, Ksamil, ku mbeti i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. S., 29 vjeç, banues në Itali, i cili pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë”, tha policia vendore.

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe në pritje të akt-ekspertimit, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi kur mjeti tip 'Nissan', me drejtues një turk, i ka prerë rrugën një motori që drejtohej nga 29-vjeçari me origjinë nga Dibra, por prej vitesh në Itali. Menjëherë motoristi që ndodhej me pushime në Ksamil është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?