Sarandë/ Siguria e pushuesve përgjatë sezonit veror, kontrollet për mjetet lundruese pa dokumente (VIDEO)

25 Korrik 2022, 13:07| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 13:16

  • Share

SARANDË- Policia kufitare ka ushtruar dhjetëra kontrolle për mjetet lundruese me qëllim rritjen e sigurisë përgjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të raportuara, që nga 1 maj deri në 24 korrik, Drejtoria e portit ka ushtruar plot 289 kontrolle të mjeteve lundruese në det.

Si rezultat i kontrolleve janë vendosur 18 gjoba, ku 10 prej tyre për motorat e ujit “Jet-ski”, gjoba të cilat po ashtu janë paguar. Vlera totale e tyre është 100 mije lekë .

Ndërsa, për varkat, stacioni portual dhe drejtoria e këtij porti ka vënë 7 gjoba, me vlerë 70 mijë lekë të reja. Ndërkohë, për verifikim janë shoqëruar 24 mjete lundruese, 17 prej të cilave rezultonin me gjobë, pas bllokimi janë liruar pasi gjobat janë liruar. Motorat e ujit që janë edhe më problematikë për pushuesit janë bllokuar 10 prej tyre, gjithashtu sipas të dhënave edhe varka janë bllokuar 8 për shkak se kishin masa administrative.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?