Sarandë/ ‘Storm 26’ godet grupin e hajdutëve të bizneseve dhe banesave, në pranga 25-vjeçari! I gjenden thikë dhe sëpatë, hetime për të tjerët (EMRI+VIDEO)

16 Tetor, 09:28| Përditesimi: 16 Tetor, 09:46

  • Share

Sarandë- Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes, të kryera në bashkëpunim, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga Elvis Ndoji, njëri nga autorët e dyshuar. Sekuestrohen një thikë dhe një sëpatë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.  

Aksioni është kryer nga policia vendore e Vlorës dhe Sarandës në bashkëpunim, i koduar “Storm 26”.

Burime zyrtare thanë se në pranga ra i dyshuari E. N., (Elvis Ndoji) 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “vjedhja”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 12 Tetor, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektro-shtëpiakesh, ndërsa më datë 13 Tetor, po në të njëjtën lagje, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan”, njoftoi policia.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?