Ekonomi

VIDEOLAJM/ I kërkuan kupon për peshqit, revoltohet peshkatari në Sarandë: Thojini Edit jam i pabindur, le të vijë vetë të më sekuestrojë mallin

14 Korrik, 13:34| Përditesimi: 14 Korrik, 14:28

  • Share

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë, pasi i kërkuan kupon tatimor dhe certifikatë të origjinës së mallit për peshqit e kapur në det.

“ I thoni (Edit) që është i pabindur. Le të vijë ai të më sekuestrojë mallin”, dëgjohet të thotë peshkatari.

Kujtojmë se nga sot, Tatimet pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama do të ‘zbresin’ në terren për të verifikuar nëse produktet janë të shoqëruara me faturë fiskale në momentin e blerjes.

Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve për të garantuar sigurinë ushqimore.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?