Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Turisti francez i dehur bie nga lartësia, gjendet i vdekur në rrugën ‘Butrinti’

2 Shtator, 10:22| Përditesimi: 2 Shtator, 10:26

  • Share

Një 28-vjeçar francez është gjetur i vdekur në rrugën “Butrinti” në qytetin e Sarandës rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Referuar njoftimit të policisë, dyshohet se 28-vjeçari me iniciale M. F., ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu francez ka humbur jetën.

Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?