Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Vjen sezoni veror, por shtohet dhe ‘lufta’ për plazhet! 3 persona nën akuzë për ndërtim platformash pa leje dhe punime me eskavator

28 Maj, 15:08| Përditesimi: 28 Maj, 15:10

  • Share

Sarandë- Nisja e sezonit turistik veror nxit edhe rastet e paligjshmërive në garën për të përfituar sa më shumë nëpërmjet garës për sipërfaqe plazhi dhe ndërtime në zonën bregdetare.

Policia e Sarandës ka proceduar dy raste shkeljesh, ku është konstatuar zaptimi i plazhit dhe ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit njoftuan sot (27 maj) se referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 persona.

“U proceduan A. O., dhe A. D., banues në Sarandë, pasi janë konstatuar duke kryer punime me ekskavator, në lagjen nr. 3, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente. Po kështu Xh. B., banues në Sarandë, pasi ka ndërtuar pa leje dy platforma, në një pjesë plazhi që ka në menaxhim”, njoftoi policia vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?