Kronikë

Hajduti ‘serial’ në Sarandë vjedh para në një dyqan dhe tenton të përdhunojë shitësen! Shpallet në kërkim

3 Maj, 09:21| Përditesimi: 3 Maj, 12:46

  • Share

Sarandë- Me një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe kapele në kokë, Jorgo Kumaraku të premten shkoi me thikë në një dyqan në lagjen numër 2 të Sarandës. Menjëherë nisi të kërcënojë shitësen dhe arriti të vjedhje 60 mijë lekë të rinj.  Ai e dëmtoi me thikë në dorë shitësen 26-vjeçare e cila mori mjekim në spital. Sipas denoncimit të saj në polici, autori, tentoi edhe të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Policia e identifikoi autorin përmes pamjeve të një kamere rruge, pamja e të cilit iu tregua për konfirmim edhe shitëses.

48-vjeçari Jorgo Kumaraku, me origjinë nga fshati Livadhja i Sarandës, njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Disa herë i dënuar për vjedhje në Shqipëri. Krimet e tij kanë kaluar edhe kufirin pasi në Greqi është dënuar për “trafik narkotikësh”.

Ishte 30 vjeç, kur Joro Kumaraku kreu vjedhjen e parë. Në vitin 2007 kërcënoi me armë lodër punonjësen e një kazinoje në Sarandë, ngjarje për të cilën u dënua 5 vjet burg.

Në shtator të vitit 2013 sërish me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e një kazinoje ne Sarandë. I fiksuar me kazinotë dhe duke mos hequr dorë nga vesi i vjedhjes, vetëm një ditë pas ngjarjes në Sarandë, në një kazino në Gjirokastër, Kumaraku mori një shumë parash, lidhi kamarierin dhe e futi në tualetin e lokalit që të mos njoftonte policinë

Në vitin 2021 Kumaraku tentoi t’i marrë paratë që një 34-vjeçare po tentonte t’i tërhiqte në bankomat duke e kërcënuar me thikë por gruaja ia doli të ikë.

Së fundi në vitin 2023, ai u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur gjatë natës në një hotel në Livadhja, ku kishte marrë tre televizorë dhe sende personale të turistëve.

Me një histori kriminale për më shumë se një dekadë Jorgo Kumaraku herë pas here ka përfunduar në burg, por ndalimi i përkohshëm nuk e ka larguar nga sjellja kriminale.

Ora 10:25
Në kërkim se vodhi para në një dyqan dhe tentoi të përdhunojë shitësen, kush është 'skifteri' i Sarandës! Vjedhjet ndër vite dhe bastisjet në kazino me armë lodër

Foto: Jorgo Kumaraku

Jorgo Kumaraku, 48-vjeçari i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë dhe dyshohet se tentoi të kryejë marrrëdhënie seksuale me shitësen nuk është një një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë. Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. 

Në maj të 2021-it teksa një e re po tërhiqte paratë nga një bankomat, Kumaraku e ka kërcënuar me thikë që ti jepte paratë ose ndryshe do e vriste.

Në korrik të 2023-it Kumaraku vodhi në një hotel 3 televizorë dhe disa sende personale të turistëve. 48-vjeçari në këtë kohë ‘u kap’ mat nga turistët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 03/05/2025 14:20

    Faji eshte i drejtesise qe e lene jashte burgut. Duket qarte qe ai nuk rehabilitohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?