Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Vuri ushqim të helmuar për dhelprat por vrau dy qentë e bashkëfshatarit, nën akuzë 65-vjeçari nga Livadhjaja!

28 Gusht, 13:20| Përditesimi: 28 Gusht, 13:25

  • Share

Sarandë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Livadhja të Sarandës. Banori vendosi ushqim të helmuar për të vrarë dhelprat dhe kafshët e egra të pyllit, por e pësojnë dy qentë e bashkëfshatarit të tij.

Policia e Sarandës bëri me dije se ka marrë nën akuzë një të moshuar të dyshuar për ngjarjen pas denoncimit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çiflig.

Veprimet hetimore janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja.

“U referuan materiale dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në fshatin Çiflig, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. E., se ky shtetas kishte vendosur ushqim të helmuar për dhelprat, ushqim ky që është konsumuar  nga dy qentë e tij, të cilët si pasojë kanë ngordhur”, tha policia vendore për dinamikën e ngjarjes.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja për këtë rast i kaloi prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?