Kronikë

Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, nis hetimi për piromanin

18 Korrik, 07:43| Përditesimi: 18 Korrik, 10:39

  • Share

Një zjarr përfshiu kodrat e fshatit Borsh një ditë parë.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikëses bëri të mundur neutralizimin e flakëve.

Blutë kanë nisur hetimet për 51-vjeçarin që vuri zjarrin.

Bëhet me dije se piromani është identifikuar si Madrit Kosta. Ky i fundit dyshohet se fillimisht ndezi zjarr për pastrimin e barit në një sipërfaqe toke, në afërsi të banesës së tij dhe më pas flakët u përhapën më tej.

"Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë identifikuan shtetasin M. K., i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barit në një sipërfaqe toke, në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke kullotë, me shkurre dhe me ferra.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. 


Lajmi kryesor:

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Reshjet e shiut ndihmojnë në shuarjen e disa vatrave! Ka aktive, por me intensitet të ulët


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?