SARANDË- Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa ra pre e dhunës nga dy persona. Çipa pësoi dëmtime të rënda, bën të ditur policia, ndërsa ngjarja u regjistrua një ditë më parë në ‘Heremec’ që ndodhet ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë.
Sot policia e Sarandës prangosi autorin Dioment Musa, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Burimet thanë se shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.
Vetë Çipa ka bërë një video-regjistrim pas dhunës barbare, që Report Tv e disponon dhe po e publikon, ku ai rrëfen dinamikën, rrethanat, shkaqet dhe autorët e krimit. Pasi nuk ka pranuar presionet e tyre, shprehet se "dy personat hynë në makinë dhe më goditën me grushte dhe gurë, duke më shkaktuar këtë gjendje", tkesa tregon fytyrën e përgjakur.
Policia nuk bën të qartë dinamikën e sherrit, ndërsa vetë Çipa pretendon se ditën e djeshme ndërsa ecte me automjet në zonën ku po ndërton linjën elektrike i kanë dalë para dy persona dhe i kanë kërkuar që linja mos të kalojë aty pasi në këtë vend do ndërtojnë ata. Debati ka degraduar duke përdorur në dhunë fizike, ndërsa në drejtim të Çipës është qëlluar edhe me gurë.
Njoftimi i policisë
Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi Dioment Musa, 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.
Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin Arben (Sotir) Çipa, 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Arben Çipa
Zbulohen pamjet e dhunës ndaj kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa. Ka qenë ky i fundit, që pas agresionit barbar, ka kryer një filmim si rrëfim-provë të pasojave të sulmit, duke shpjeguar dinamikën, autorët dhe shkaqet.
Report Tv e ka siguruar këtë vieo-regjistrim si më sipër. Çipa tregon në videon 1 minutë e 15 sekonda se administratori i kompanisë me emrin Dio (Dioment Musa), i bëhej pengesë për projektin e tij dhe pasi nuk pranoi presionin e tyre, dy personat iu futën në makinë dhe e dhunuan duke e përgjakur.
Në filmim shihet kreu i shoqatës me fytyrën e mbuluar tërësisht nga gjaku dhe me çarje në pjesë të ndryshme nga grushtet dhe goditjet.
Rrëfimi i plotë i Arben Çipës:
“Është ora 16:10, duke shkuar në punën time. Në Heremec, në rrugë e sipër, një person me emrin Dio, administrator i “Four Elements”, më ka prerë rrugën, bashkë me një person tjetër, të shoqëruar, dhe duke diskutuar për një çështje që ai është bërë pengesë, për një projekt timin, ata kanë dalë dhe filluar me fyerje. Kur ata filluan me fyerje, unë padyshim nuk i kam pranuar. Në këtë kohë, kanë shfrytëzuar momentin dhe brenda në makinën time të dy personat më janë vërsulur me grushta, me gurë, e tjera, e tjera. Kam tentuar të mbrohem, por e pamundur në atë moment. Dhe ka arritur momenti që më kanë krijuar një situatë të tillë, në krejt trupin tim. Kjo video është për ta pasur si provë, edhe ajo ç’ka përshkruaj, por edhe ajo çfarë ka ndodhur.
Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa ra pre e dhunës një ditë më parë në ‘Heremec’, që ndodhet ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë.
Sot policia e Sarandës prangosi autorin Dioment Musa, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Burimet thanë se shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar-restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.
Komente
