Kronikë

Sarandë/ Zaptuan hapësirat publike, policia sekuestron 44 shezlongë dhe 22 çadra! Nën hetim administratorja e një biznesi

7 Korrik, 14:34| Përditesimi: 7 Korrik, 14:56

  • Share

Sarandë- Policia e Sarandës vijon me aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë këtij aksioni blutë informojnë se ka nisur hetimi për administratoren e një subjekti që kishte vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje.

Ndërkohë u sekuestruan 44 shezlongë dhe 22 çadra plazhi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, në një stacion plazhi në Sarandë, konstatuan se administratorja e këtij subjekti, shtetasja A. M., 63 vjeçe, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike, në të cilën kishte vendosur 44 shezlongë dhe 22 çadra plazhi, pa qenë e pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetases A. M., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • qetsori: 07/07/2025 16:37

    NUK MERR VESH ME FJALE KY NILET I POSHTER...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?