Kronikë

Sarandë/ Zjarri në një pyll në Finiq, shkak rënia e një pishe mbi telat e linjës së energjisë elektrike! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

2 Korrik, 09:12| Përditesimi: 2 Korrik, 10:52

  • Share

Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në një pyll me pisha ndërmjet fshatrave Malçan - Grazhdan dhe Zminec në bashkinë Finiq.

Shkak i vatrës që është aktiv edhe sot (2 korrik) dyshohet të jetë bërë rënia e një pishe mbi telat e linjës së energjisë elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për izolimin e zjarrit për të mos u afruar pranë fshatrave.

Ndërkohë për fikjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor.


Lajmi kryesor:

Landfilli i Elbasanit 24 orë në flakë, tymi 'helmon' qytetarët! Mister shkaku, Policia: Hetime për gjetjen e përgjegjësve (VIDEO)


Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?