Sarandë- Duket se piromanëve nuk u mjaftojnë pyjet, por po i vënë zjarrin edhe pemëve dekorative në zonat urbane.
Flakët përfshinë lulishten në qytetin e Sarandës. Në rrethana ende të paqarta, ka rënë përsëri zjarr te zona e njohur si ‘ish-Bar Lulishtja Butrinti’.
Gazetari i report Tv, Limos Didani, informon se fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë në kohë. Nga zjarri është djegur një palmë dhe lule dekorative përreth dhe dëmet janë vetëm materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, pasi dyshohet edhe për zjarrvënie të qëllimtë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet tymi dhe flakët e fuqishme që përfshijnë palmën dhe zonën përreth saj në lulishte, si dhe zjarrfikësit që përpiqen të shuajnë vatrën.
Mësohet se fillimisht zjarri ra në një lokal kjoskë ngjitur me bar lulishten dhe më pas u përhap te godina e bar lulishtes.
Më 5 prill 2024, kjo lulishte u përfshi nga flakët, që vijuan për 3 orë duke e shkrumbuar plotësisht çatinë dhe një pjesë të godinës dykatëshe. Në atë kohë forcat zjarrfikëse ndëhynë me vonesë, u pezullua nga detyra shefi i zjarrfikëses në Sarandë.
Lajmi kryesor:
Riaktivizohet zjarri në Dukat të Vlorës, 40 forca të FA do shkojnë në terren, kërkohet edhe ndërhyrje nga ajri
A.Q/SI.E./ReportTv.al