Komisariati i Policisë Sarandë

Kronikë

Sarandë/ 15-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë, kishte shkuar për pushime te daja

24 Gusht, 22:18| Përditesimi: 25 Gusht, 12:38

  • Share

Një 15-vjeçar me banim në Tiranë, i cili kishte shkuar me pushime te daja në Sarandë, i dha fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ndodhi në apartamentin e dajës në lagjen numër 1 ku prej disa ditësh qëndronte me pushime. 15-vjeçari ishte kthyer në shtëpi 30 minuta përpara dajës së tij, i cili e gjeti të pajetë në kuzhinë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 24.08.2025, është gjetur i vetëvarur një  i mitur, 15 vjeç, banues në Tiranë, në apartamentin e dajës së tij, në lagjen nr. 1, ku prej disa ditësh qëndronte me pushime", njoftoi policia. 

 

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?