Kronikë

Sarandë/ Shuhet zjarri në fshatin Çukë, u përfshi nga flakët zona malore e Metoqit! Ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter

26 Qershor, 18:27| Përditesimi: 26 Qershor, 20:36

  • Share

Një vatër zjarri e cila u aktivizua pasditen e sotme në fshatin Çukë, është shuar nga zjarrfikëset. Zjarri mori përmasa të mëdha duke shkuar drejt zonës malore të Metoqit. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke vënë në rrezik edhe zonat përreth.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve. Në ndihmë të tyre u angazhua edhe një helikopter, i cili bëri ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për banesa të rrezikuara deri në këto momente.

 


Lajmi kryesor:

I nxehti ekstrem përfshin vendin! Fieri, më i rrezikuar nga zjarret! Shuhet vatra në Sarandë, vijon ajo në Ksamil, forcat zjarrfikëse në 'luftë' me flakët


H.K/S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?