Qarku i Fierit është klasifikuar si zona me rriskun më të lartë për zjarre në shkallë vendi, për shkak të temperaturave ekstreme që sot shkojnë në 36 gradë Celsius, ndërsa në ditët në vijim pritet të të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Paralajmërimi është dhënë nga Instituti i Gjeoshkencave, ndërsa Prefektura e Fierit është angazhuar të forcojnë kapacitetet njerëzore dhe teknike.
“Pas njoftimit të IGJEUM, kemi kërkuar mobilizim të menjëhershëm nga strukturat vendore për të qenë të përgatitur. Situata kërkon kujdes maksimal në çdo bashki", thotë Kreshnik Ymeraj, nga Prefektura e Fierit.
Vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 48 raste zjarresh në qarkun e Fierit, ndërsa bashkia e Lushnjës rezulton më e rrezikuara, për shkak të djegieve të hamulloreve nga fermerët.
“U bëjmë thirrje fermerëve që të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore. Pakujdesia e tyre mund të sjellë pasoja të mëdha materiale dhe mjedisore.”
“Nëse qytetarët vërejnë tym apo zjarr, duhet të njoftojnë menjëherë zjarrfikësit në numrin 128. Çdo minutë është jetike", shprehet Ymeraj.
Pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit jane raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.
“Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat”, vijon Ymeraj.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.
Ndërkohë, një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke rrezikuar zonat përreth.
Edhe Ksamili është përfshirë nga zjarret, ku një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë një resorti. Dhjetëra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët.
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në periferi të Ksamilit. Zjarrfikëset sapo kanë vënë nën kontroll zjarrin në Sarandë janë drejtuar drejt zjarrit në Ksamil.
Dhjetëra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët.
Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve të cilët po përpiqen të izolojnë vatrën e zjarrit dhe mospërhapjen e saj drejt zonave të banuara
Një vatër zjarri e cila u aktivizua pasditen e sotme në fshatin Çukë, është shuar nga zjarrfikëset. Zjarri mori përmasa të mëdha duke shkuar drejt zonës malore të Metoqit. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thyer, duke vënë në rrezik edhe zonat përreth.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve. Në ndihmë të tyre u angazhua edhe një helikopter, i cili bëri ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për banesa të rrezikuara deri në këto momente.
Komente
