Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në periferi të Ksamilit. Zjarrfikëset sapo kanë vënë nën kontroll zjarrin në Sarandë janë drejtuar drejt zjarrit në Ksamil.
Dhjetëra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët.
Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve të cilët po përpiqen të izolojnë vatrën e zjarrit dhe mospërhapjen e saj drejt zonave të banuara
Lajmi kryesor:
I nxehti ekstrem përfshin vendin! Fieri, më i rrezikuar nga zjarret! Shuhet vatra në Sarandë, vijon ajo në Ksamil, forcat zjarrfikëse në 'luftë' me flakët
S.B/I.M/ReportTv.al
