Sarandë, blegtorët në protestë: Shteti të ndërhyjë në treg, kërkojmë rritjen e çmimit të qumështit dhe subvencione si në vendet e rajonit

23 Shkurt, 16:02| Përditesimi: 23 Shkurt, 16:22

  • Share

Blegtorët e zonës së Gjirokastrës Sarandës dhe Delvinës janë grumbulluar ditën e sotme  për të protestuar në urën e Gajdarit, në hyrje të Sarandës. Protesta e sotme është vazhdim i protestave të zhvilluara përgjatë muajit të fundit mbi situatën ku ndodhen blegtorët.

Ndër kërkesat e blegtorëve janë ‘barazim i subvencioneve njëjtë me vendet e rajonit’, certifikim i produkteve të mishit ‘made in Albania’ dhe subvencionimin për çdo kokë bagëti pavarësisht numrit që kanë fermerët.

“Ne kërkojmë të ndërhyjë në treg sepse shteti është ai që e rregullon, duam që qumështi të bëhet 200 lekë dhe subvencionet të shkojnë deri në 25 mijë lekë. Unë kam 3 djem, të tre merren me blegtori. Në rast se ky shtet ka vendosur ta shuajë blegtorinë, djemtë do ikin në Gjermani dhe unë ngelem vetëm. Kërkojmë ndërhyrjen e shtetit në treg, të ngrihet çmimi i qumështit”- tha njëri prej blegtorëve.

Ai shtoi gjithashtu se mungon etiketa për mishin e huaj që hyn në Shqipëri, duke bërë që të shitet si mish vendas.  

“Gjithashtu, pse duhet të hyjë mishi i jashtëm këtu, të shitet si mish bio ndërkohë që ne këtu e marrim nga barinjtë. Ne duam që mishi që vjen të vijë me etiketë që tregon vendin nga vjen”- shtoi ai.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 23/02/2024 17:53

    Shteti jone ka mbaruar me kohe ose me sakte nuk ka ekzistuar ndonjehere prandaj te gjithe blektoret duhet te behen bashke dhe mos tjua shesin qumeshtin atyre qelbesirave te fabrikes se qumeshtit derisa te vendoset cmimi qe ju takon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?