Foto ilustruese

‘Nuk e ke pastruar mirë’, sanitarja acarohet nga kritika e pronarit të hotelit në Ksamil! I vuri flakën makinës së tij dhe u largua

5 Gusht 2022, 10:39| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 11:06

  • Share

SARANDË- Një konflikt për pastrimin e hotelit ka bërë që sanitarja t'i vërë flakën automjetit tip 'Seat' në pronësi të pronarit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, në garazhin e një hoteli në Ksamil. Punonjësja 33-vjecarja e identifikuar si A.B., duket se nuk ka kontrolluar dot nervat pasi pronari e ka kritikuar për pastrimin.

"Nuk e ke pastruar mirë, nuk e ke larë mirë", i ka thënë pronari i identifikuar si K.Xh., gjë që ka shkaktuar më pas debat mes tyre derisa e punësuar i ka vënë zjarrin makinës së tij. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

33-vjeçarja ishte e punësuar në hotel si sanitare gjatë këtij sezoni veror, kur fluksi është mjaft i madh prej turistëve dhe pushuesve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë vijon puna për kapjen e 33-vejçares.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxxx: 05/08/2022 15:44

    Eshte vend pa zot shqiperia edhe shteti nuk i mbron punetoret ,,pa ik e beje ne europ perbuzjen e puntorit pa e shikon motren ne valle,,

    Përgjigju
  • tony: 05/08/2022 15:31

    Ore ju e besoni se pronari i ka bere vrejte per pastrim jo ore jo ai i kabere vrejtje per punen por ka pas hall tjeter qe neper mjet verejtjes tja arrije qellimit tjeter per ta fut ne krevat ajo ska pranuar sa i ka shkuar deri ne fund qellimit te vet por dhe puntorja punetore dhe me dinjitet nuk ka pranuar te behet nje femer ordinere ti shkoje atij e krevat dhe ka qendruar krenare dhe e ka zgjidhur ne menyren e vet bravo punetores.

    Përgjigju
  • Tani: 05/08/2022 15:00

    Me shume mundesi ai “pronari” nuk do i kete paguar rrogen. I lumte dora pastrueses. Mire do kishte bere ti digjte hotelin pl****.

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/08/2022 11:06

    Pse nuk e kapni at fytyrë qeni që i thotë vetes ”pronar hoteli ” që mendon se përveq ambientit sanitarja duhet ta josh edhe pronarn në mëngjez… Futni mbrenda këta përdhunues të pist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?