Ishulli i Sazanit

Sazani, Ishulli-xhevahir i dëshiruar nga sundimtarët! Nga shtëpia e Duçes tek bazat ushtarake të Enver Hoxhës! Tani Trump do ta shndërrojë në një strehë për miliarderët

9 Gusht, 10:44| Përditesimi: 9 Gusht, 19:38

  • Share

E përditshmja italiane 'La Repubblica' i ka dedikuar një shkrim investimit të vajzës së Donald Trump, në ishullin e Sazanit. Titulli origjinal: "Albania, Saseno, l’isola-gioiello cara ai leader sovranisti. Dalla casa del Duce alle basi militari di Hoxha. Ora i Trump la trasformeranno in rifugio per miliardari"

Shkrimi i plote

Vlore- Musolini e dashuroi si vënd dhe ndërtoi aty një shtëpi. Enver Hoxha e bëri bazë ushtarake të izoluar nga bota.

Sot Ivanka Trump dëshiron ta transformojë ishullin në një vend për milionerët, vila luksoze. Është një vënd  që vajza e Donald Trump po përgatitet ta transformojë, me bekimin e qeverisë shqiptare që e ka bërë turizmin gur themeli të zhvillimit të vendit.

Nëse realizohet, projekti do të përbëhet nga disa dhjetëra vila të gërmuara në shkëmbinjtë e ishullit. Duhen ende autorizime të ndryshme, por në bregdet flitet si një marrëveshje tashmë e nënshkruar.

“Mezi presim të fillojë sepse kjo shkakton reaksione zinxhir për ekonominë e qytetit”, shpjegon kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, përgjatë një shëtitjeje.

Në Sazan nuk ka dyqane që shesin artikuj plazhi ose restorante me menu shumëgjuhëshe. Tani për tani, nuk ka asgjë. Në mes të këtij kopshti të Edenit pa ujë e pa energji elektrike, mijëra bunkerë, mbetje ndërtesash të mbuluara nga bimët dhe kënga shurdhuese e gjinkallave. Këto rrënoja janë gjithçka që ka mbetur nga shtëpitë e mijëra ushtarëve që u vendosën këtu gjatë diktaturës socialiste të Enver Hoxhës, një prej regjimeve të ashpra, të mbyllura dhe paranojake në botë.

Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare ruan kujtimet e censurës, të emigrimeve klandestine me rrezik për jetën dhe të survejimit.

Më shumë se 2 mijë banorë jetonin në këto 5.7 kilometra katrorë, me gra e fëmijë, një kinema, një shkollë, një spital, aq sa për t'i mbajtur të shkëputur nga bota për gjashtë muaj. Ylli Mecaj, 78 vjeç, ishte një nga ushtarët e Sazanit.

Ai kaloi 18 vjet në ishull, fëmijët e tij lindën atje dhe gruaja e tij dha mësim. Ai u largua pak muaj para rënies së regjimit.

Ishulli u shpëtua nga shkatërrimi i plotë, por në vitin 1997, të gjitha rezervat dhe depot ushtarake që ndodheshin aty u grabitën.

Foto: Ne ishullin e Sazanit

U rihap për publikun vetëm në vitin 2015. I vendosur strategjikisht në hyrje të Kanalit të Otrantos, midis detit Adriatik dhe Jon, ishulli ende konsiderohet administrativisht një zonë ushtarake.

Foto: Ishulli i Sazanit

Nuk janë zbuluar detaje se si do të ndërtohet hoteli luksoz i familjes Trump, vetëm disa foto të postuara në Instagram dhe sugjerime gjatë një interviste në korrik. Në të, sipërmarrësi shpjegon se izolimi i ishullit e bën atë një perlë - por dhe një 'dhimbje koke' për sjelljen  e logjistikës.

"Sjellja e materialeve në ishull nuk është një detyrë e lehtë, por ne do ta bëjmë atë - premton vajza e ish-presidentit amerikan dhe kandidatit të ri për rizgjedhje - të gjitha me "arkitektët më të mirë".

Nëse planet e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj realizohen, askush nuk e di nëse turistët do të mund të ndalojnë ende atje. Ose nëse bunkerët do të marrin një tjetër fytyrë, atë të vilave luksoze të strehuara nga kureshtarët. /Marre nga La Repubblica/ 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2024 01:46

    Hoteli i gjuetise u ndertua ne Lezhe si vile personale ,me bekimin e nje mbreti, nga konti Ciano,dhenderi i liderit fashist te Italise,Musolinit.Tani historia perserit vetveten! Me bekimin e nje tjeter sulltani modern,dhenderi i nje tjeter ish-presidenti amerikan i cilesuar si fashist nga shumica e amerikaneve dhe evropianeve,do te ndertoje vila per vete e shoket e tij milionere ne nje zone qe konsiderohet akoma /ushtarake/,duke e kthyer ne nje /molle te ndaluar/- (gated community) per bijte e shqipes!!

    Përgjigju
  • Alb: 09/08/2024 13:53

    Do vij koha shqiptare do jen te huje ne shpin e tyre. Minjera naften bregdetin bazate ushtarake te hujte po i managjojn

    Përgjigju
  • Lexues: 09/08/2024 13:25

    Cfare efekti zinxhir priska ky servil per ekonomine e qytetit? Do mblidhen ca milionere atje edhe do bejne orgjira. Do beje leke Kastrati qe do t‘u shese karburant per jahtet edhe eskortat e zones. Ishulli eshte marre nga Italia ne 45-n, paguar me gjakun e deshmoreve te LANÇ-it. I falet sot ca milionereve pa atdhe nga zyrtare po pa atdhe.

    Përgjigju
  • Marinari: 09/08/2024 12:17

    Genjeshtra idiote te gazetareve idiot Italiane. Nuk ka patur kurre shtepi te Duces. Baze ushtarake ka qene qe ne luften e pare botrore te ndertuar nga Italianet dhe ka qene baze e tyre deri ne fund te luftes se dyt botrore. Nuk ka qene baze e Enverit por e ushtrise shqiptare.

    Përgjigju
  • Miri: 09/08/2024 11:49

    Ai vend duhet të mbetet ashtu siç është. Nuk mbeti vend pa e prishur e zaptuar

    Përgjigju
  • Bim: 09/08/2024 11:43

    Shpresoj qe jo. Jan njerez te paskrupullt. Mjafton me pa interviste e saj qe as e permend faktin qe eshte ne Shqiperi dhe Dirty Money se si burri i vet i ka bere ato lek.

    Përgjigju
  • Sati: 09/08/2024 11:25

    E para Ylli Meçe nuk ish ushtar , por kuadër i FLD. DERI KOMISAR I REGJIMENTIT TË KATRAVE SILURUES. NUK KEMI PARË NO NJË SHTËPI TË DUÇES ATY.ITALIA KISH NDËRTUAR MOLIN , ÇENTRALIN ELEKTRIK , DY BATERI ME TOPA TË RËNDË QÈ NUK MË KUJTOHET KALIBRI, NJË KOMANDË QËNDRORE DY KATËSHE ME DY HYRIE, SI EDHE NJË SHTËPI HOTEL OFICERËSH.SE Ç'DO BËHET E DINË MATRAPAZËT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?