‘Putini do të heqë dorë nga agresioni i tij imperialist vetëm nëse e kupton se nuk mund të fitojë’. Kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
‘Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndihmojmë Ukrainën për të mbrojtur veten,’ shpjegoi ai. ‘Veprimi i Putinit është i pajustifikueshëm, ai është i motivuar vetëm nga dëshira e tij për të pushtuar Ukrainën’.
"Ne nuk do të pranojmë një paqe të diktuar nga Putin - shtoi Scholz -. Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet". "Gjermania - tha kancelari - mbetet e vendosur në anën e atyre që sulmohen dhe rendit ndërkombëtar. Berlini - njoftoi më pas - do të presë konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës më 25 tetor".
Lajmi kryesor:
Putin shpall mobilizimin e pjesshëm, thirren 300 mijë rezervistë për luftën në Ukrainë: Perëndimi dëshiron që të na shkatërrojë
M.Q./ReportTv.al