Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit rus, që pas fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizm të pjesshëm ushtarak. Putin deklaroi se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat.
Putin shton se dekreti tashmë është firmosur dhe mobilizimi i pjesshëm nis prej ditës së sotme. Sipas këtij vendim, pritet që ushtrisë t’iu bashkohen rezervistët, ndërkohë që edhe qytetarët që dëshirojnë të mobilizohen do të kenë statusin e forcave të armatosura. Ministri rus i mbrojtës tha se janë 300,000 rezervistë që do të thirren për të luftuar.
Lideri rus akuzoi Preëndimin se ka për qëllim që të shkatërrojë Rusinë dhe se po i përdor ukrainasit si ‘mish për top’. Ai shtoi se vendet perëndimore po e tregojnë nga dita në ditë se nuk duan paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
‘Dekreti është nënshkruar, është çështje e mbrojtjes së territorit tonë të vendit tonë’ tha presidenti në fjalimin para popullit ditën e sotme.
Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Vetë Perëndimi e ka bërë popullin ukrainas mish për top. Synimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht të çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës’.
Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t'u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit të referendumit për t'i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendum'- tha Putin.
Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kërcënon me sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të "referendumeve të paligjshme" që shkelin "pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar".
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus. SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t'i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve "të rreme". Aleanca ushtarake e NATO-s tha se planet parashikonin një përshkallëzim të luftës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi planet ruse për vota "të falsifikuara", ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i etiketoi ato një "parodi" të demokracisë. Lituania njoftoi se do të vendosë në gatishmëri maksimale Forcat e Reagimit të Shpejtë, duke qenë se mobilizimi ushtarak rus do të zhvillohet pranë kufijve të saj. Edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca nuk do të ndjekë të njëjtën retorikë si Putin, por thekson se mobilizimi i pjesshëm ushtarak do përshkallëzojë konfliktin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka cilësuar si ‘retorikë të rrezikshme dhe të pamaturi’ kërcënimin e presidentit Putin për të përdorur armë bërthamore si kundërpërgjigje ndaj pengesave ruse në Ukrainë.
Në një intervistë për Reuters foli edhe për deklaratën e Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak duke thënë se do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të kushtonte më shumë jetë.
“Fjalimi i Presidentit Putin tregon se lufta nuk po shkon sipas planeve të tij”, tha Stoltenberg.
Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca e mbrojtjes perëndimore prej 30 vendesh do të qëndrojë e qetë dhe nuk do të përdorë të njëjtën lloj retorike të pamatur dhe të rrezikshme bërthamore.
Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës është që të dëshmohet se Moska nuk do të fitojë në fushëbetejë.
Në Rusi kanë shpërthyer protestat nga qytetarët, pas thirrjes së Putinit në mëngjes për t’u mobilizuar ushtarakisht. Më shumë se 109 persona u arrestuan gjatë protestave, tha një grup i të drejtave të njeriut në Rusi, disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi draftin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Grupi i pavarur i monitorimit të protestës OVD-Info tha se ishte në dijeni të ndalimeve në të paktën 15 qytete të ndryshme. Tubimet janë të paligjshme sipas ligjeve të Rusisë kundër protestave.
Një deputet rus deklaroi sot se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore "vetëm si kundërpërgjigje". Duke folur për BBC, deputeti rus Evgeny Popov, njëkohësisht prezantues në televizionin shtetëror, tha se Rusia "nuk do t’i sulmojë e para vendet perëndimore", por paralajmëroi se vendi do të përgjigjet nëse sulmohet.
"Ne nuk do të bëjmë ndonjë masakër bërthamore në botë. Kjo nuk është politika jonë. Nuk është praktika jonë. Ne në Rusi jemi njerëz paqësorë, por mund të përgjigjemi nëse do të na sulmonit”, shtoi ai.
I pyetur nëse referendumet në zonat e okupuara nga Rusia të Ukrainës lindore nënkuptojnë se pasi të aneksohen, ato territore do të mbrohen me përdorimin e armëve bërthamore, Popov u shpreh: "Unë me të vërtetë nuk di si t'i përgjigjem kësaj. Por ju duhet ta dini se ne do të mbrojmë atdheun tonë”.
I pyetur sërish nëse shihte një situatë ku Rusia do të përdorte e para armë bërthamore, deputeti rus tha: "Vetëm si kundërpërgjigje, pikëpamja ime është e qartë. Ne do të përdorim armë bërthamore vetëm si kundërpërgjigje. Vetëm si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve bërthamore kundër territorit tonë. Ne do të mbrojmë vendin tonë sovran dhe shtetin tonë sovran. Dhe, natyrisht, armët bërthamore janë garancia jonë e sigurisë."
Në fjalimin e tij, Presidenti Putin disa në Perëndim po përfshiheshin në "shantazh bërthamor".
Ai tha se Moska do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj - dhe kishte "shumë armë për t'u përgjigjur". Sipas mendimit të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia ka 5,977 koka bërthamore - pajisjet që shkaktojnë një shpërthim bërthamor - megjithëse kjo përfshin rreth 1,500 që janë në pension dhe janë vendosur për t'u çmontuar.
Nga rreth 4500 e mbetura, shumica konsiderohen armë bërthamore strategjike - raketa balistike ose raketa, të cilat mund të synohen në distanca të gjata. Këto janë armët që zakonisht lidhen me luftën bërthamore.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, duke iu përgjigjur fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin të mbajtur mëngjesin e ditës së sotme ku njoftoi mobilizimin e pjesshëm të Rusisë, thotë se ky është një sulm ndaj parimeve themelore të komunitetit ndërkombëtar dhe ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara.
"Është një sulm ndaj parimeve themelore të komunitetit ndërkombëtar dhe ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe, në thelb, është një sulm ndaj të gjitha vendeve që kanë nënshkruar ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, të sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve”, u shpreh Stano.
Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë njoftoi se Forcat e Reagimit të Shpejtë të vendit do të vihen në gatishmëri të lartë pas fjalimit të Vladimir Putin.
“Meqenëse mobilizimi ushtarak rus do të zhvillohet pranë kufijve tanë, forcat e reagimit të shpejtë të Lituanisë do të vihen në gatishmëri të lartë për të parandaluar çdo provokim nga Rusia”.
Pas thirrjes së presidentit Vladimir Putin për të rekrutuar në luftën në Ukrainë 300 mijë rezervistë, në Rusi janë rritur kërkesat orët e e fundit për fluturimet pa kthim.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se duke cituar të dhëna nga Google Trends, raporton se ka një rritje të kërkimeve në Aviasales, uebsajti më i njohur në Rusi për blerjen e biletave ajrore.
Aleati i Putinit thotë se kërcënimi bërthamor vjen nga udhëheqësit perëndimorë.
Sergej Markov, një ish-deputet i Dumës së Shtetit Rus për partinë e Presidentit Vladimir Putin, ka mbrojtur mobilizimin e pjesshëm të presidentit.
“Ishte absolutisht e qartë se Rusia nuk ka luftë kundër Ukrainës, Rusia nuk ka arsye të përdorë armë teknike bërthamore kundër ukrainasve”, tha ai për programin Today të BBC Radio 4.
“Ukrainasit janë vëllezërit tanë, por Ukraina është e pushtuar nga vendet perëndimore dhe janë vendet perëndimore që luftojnë kundër ushtrisë ruse duke përdorur ushtarë ukrainas si skllevër.
"Kjo ishte ideja kryesore e mesazhit të Vladimir Putin, prandaj ne duhet të kemi këtë mobilizim të pjesshëm."
Markov vazhdoi duke thënë se "të gjithë në botë tani po mendojnë për luftë bërthamore" dhe tha se një përshkallëzim i tillë mund të jetë si rezultat i "sjelljes së çmendur" të Presidentit të SHBA Joe Biden dhe ish-kryeministrave dhe kryeministrave aktualë të Mbretërisë së Bashkuar, Boris. Johnson dhe Liz Truss.
"Biden, Johnson dhe Truss janë plotësisht përgjegjës për luftën në Ukrainë," tha ai.
"Vendimi për mobilizimin e rezervave për të mbështetur luftën në Ukrainë, i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, tregon se "pushtimi po dështon", kështu thuhet në një deklaratë të Ministrit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace.
“Asnjë sasi kërcënimesh dhe propagande nuk mund të fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe Rusia po bëhet një e pabesë globale”, shtoi Wallace.
Nuk ka asnjë justifikim për luftën pushtuese të Rusisë kundër Ukrainës, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Putini ka vetëm një qëllim, të pushtojë Ukrainën … është imperializëm i pastër dhe i thjeshtë’’, shtoi kancelari.
‘’Kthimi i imperializmit nuk është vetëm një fatkeqësi për Evropën, por për rendin ndërkombëtar”, theksoi Scholz duke dënuar veprimet e Putinit. Ne nuk do të pranojmë një paqe të diktuar nga Moska sikur nuk nuk do të pranojmë një referendum aneksimi”, theksoi ai.
Një re e tmerrshme e predhave djegëse ruse ka rënë në një fshat ukrainas. Pamjet apokaliptike janë shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes. Fshati i çliruar së fundmi, Ozerne në rajonin e Donetskut u vu në shënjestër nga forcat e Kremlinit vetëm disa ditë pasi u rimor gjatë një kundërofensive mahnitëse të Kievit.
Pamjet e tyre tregojnë predha të panumërta që bien në fshat, duke goditur ndërtesat dhe duke ndriçuar rrugët.
“Pradha ndezëse ruse 9M22S që bien në fshatin Ozerne të çliruar së fundmi në rajonin e Donetskut.”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak të Rusisë, ndërsa Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu, konfirmoi se mobilizimi i pjesshëm do të përfshijë ata që kanë përvojë ushtarake.
Ministri rus i Mbrojtjes tha se janë rreth 300,000 persona të tillë që do të thirren.
Presidenti amerikan Joe Biden zgjodhi të martën një diplomate karriere për të qenë ambasadore e ardhshme e SHBA-ve në Rusi.
Lynne M. Tracy aktualisht shërben si ambasadore e SHBA-ve në Armeni. Para kësaj, ajo ishte një Këshilltare e Lartë për çështjet ruse në zyrën e Departamentit të Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike. Ajo më parë ka qenë Zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën amerikane në Moskë dhe ka mbajtur poste diplomatike në Turkmenistan, Pakistan dhe Kazakistan.
Emërimi i saj, i cili vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë. Ashtu si me të gjithë kandidatët për ambasadorë, Tracy do të duhet të marrë konfirmimin e Senatit përpara se të marrë postin e saj.
Nëse ajo merr nënshkrimin e dhomës, Trracy do të hyjë në rol në një kohë tensionesh jashtëzakonisht të larta mes luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës. SHBA ka udhëhequr partnerët e saj ndërkombëtarë në Perëndim dhe më gjerë në përpjekjen për të ushtruar presion diplomatik dhe ekonomik ndaj Kremlinit ndërsa armatos Kievin për t'u mbrojtur kundër sulmit.
“Është një kërcënim serioz, por është një kërcënim që është bërë më parë”, kështu deklaroi Ministrja e Jashtme britanike, Gillian Keegan lidhur me deklaratat e Presidentit rus Vladimri Putin drejtuar Rusisë ku njoftoi mobilizim të pjesshëm ushtarak të vendit, si dhe gadishmërinë për të përdorur çdo burim që mbron përball asaj që ai e quajti "shantazhi i Perëndimit për përdorimin e armëve atomike".
Ajo tha se deklarata e tij se do të ketë një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë ruse është një "përshkallëzim shqetësues", teksa shton se komentet e Putinit duhet të merren "seriozisht" dhe gjithashtu të kërkohet për qetësi përballë kërcënimit të tij në fjalimin për të përdorur armët bërthamore.
"Disa nga gjuhët atje ishin mjaft shqetësuese në fund dhe padyshim që ne do të bënim thirrje për qetësi," tha ajo për Sky News.
“Është diçka që ne duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, e dini, ne nuk jemi në kontroll. Unë nuk jam i sigurt se ai e ka në të vërtetë kontrollin. Dua të them, ky është padyshim një përshkallëzim dhe, natyrisht, për popullin rus tani ata do të rekrutohen në këtë luftë."
Në Rusi, përgatitjet për mobilizimin e pjesshëm ushtarak do të fillojnë sot, të mërkurën, pasi Putin njoftoi se dekreti është nënshkruar.
Në fjalimin e tij, Putin u ndal edhe në çështjen delikate të armëve bërthamore.
‘Perëndimi ka shkuar shumë përtej kufijve të agresionit kundër Rusisë. Janë ata që na shantazhojnë për përdorimin e armëve atomike. Unë i them Perëndimit: ne kemi kaq shumë armë me të cilat duhet të përgjigjemi. Dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojmë popullin tonë"- tha Putin.
Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Ai thotë se vendet perëndimore po përpiqen të "bllokojnë" çdo pavarësi dhe zhvillim.
"Për të detyruar vullnetin e tyre në mënyra brutale ndaj njerëzve të tjerë, synimi i Perëndimit është ende dobësimi dhe shkatërrimi, ata e thonë hapur këtë.", tha Putin.
Putin ka shpallur “mobilizim të pjesshëm ushtarak ” në Rusi.
"Dekreti është nënshkruar. Është një çështje për të mbrojtur territorin tonë, vendin tonë . Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Qëllimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht i çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t'u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit për një referendum për t'i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendumet të zhvillohen”, tha Putin.
‘Putini do të heqë dorë nga agresioni i tij imperialist vetëm nëse e kupton se nuk mund të fitojë’. Kështu deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
‘Kjo është arsyeja pse ne duhet të ndihmojmë Ukrainën për të mbrojtur veten,’ shpjegoi ai. ‘Veprimi i Putinit është i pajustifikueshëm, ai është i motivuar vetëm nga dëshira e tij për të pushtuar Ukrainën’.
"Ne nuk do të pranojmë një paqe të diktuar nga Putin - shtoi Scholz -. Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet". "Gjermania - tha kancelari - mbetet e vendosur në anën e atyre që sulmohen dhe rendit ndërkombëtar. Berlini - njoftoi më pas - do të presë konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës më 25 tetor".
Rusia dëshiron të vazhdojë me një referendum "farsë" në Ukrainë dhe "Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të njohin kurrë asnjë aneksim. Ne vazhdojmë të qëndrojmë përkrah popullit ukrainas". Kështu shkroi në Twitter sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
‘Çdo referendum i rremë rus në Ukrainë do të ishte i paligjshëm dhe një fyerje ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial që mbështesin Kartën e OKB-së ashtu si liderët botërorë po mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Nëse Rusia organizon këto referendume fals, Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do t'i njohin kurrë pretendimet e Rusisë për asnjë pjesë të Ukrainës së supozuar të aneksuar. Le të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin ukrainas.’- shpreh Blinken.
Rusia e ka prere bileten e shperberjes se saj qe kur nisi te ashtuquajturin Operacion Special. Duhej ta mendonin qe ne fillim qe duhet te ndryshonin mentalitet, nese duan te jene ende si ky shtet qe shohim sot. Nese vazhdon te jete Putin, ose putinizmi, Rusia do izolohet gjithmone e me shume dhe do hyje ne procesin e vete shkaterrimit. Nuk mund te kete globalizim me shume superfuqi. Pas Rusise, i vjen radha Kines.
PërgjigjuArmet berthamore e di moska se ku do i fusi. Mu ne b*the te saj dhe te putankes.
PërgjigjuHahahha po ju dhimbsen të zinjtë e amerikës o legena apo ispanikët që ju kanë bër me nipër e mbesa , Rusi do ta fitojë këtë luftë me gjithë kurvat e botës se është popull fisnik jo rracë magjubi si ju dhe ata që shiten jeni ju për 1 $ jua jepni motrat amerikanëve o legena
PërgjigjuO kurve….i ke fute nja 5 teke qe pa gdhire mre pjeshke? Ruska do fitoje kte timin. Sa here ka rene komunizmi qe kur ke linde mre trangell? Futi ene nja 5 teke te tjera dhe do te te duket putana putin dhe putini putane. ????????????
Hajt hajt se koken do te hash o palaco.
PërgjigjuPo na shkatërroni për ata plera amerikanë që duan të sundojnë gjithë botën ,ata janë shkaktarë për gjithcka po ndodh dhe nga ana tjetër duan të bëjnë të mirin . Duhet të zhduken nga Europa ata bastardë se po na cojnë në epokën e pishtarit
PërgjigjuNese Rusia perdor arme berthamore taktike, te gjitha vendet perendimore duhet te ngrijne marredheniet, asnje lloj marredhenie apo edhe te presin marredheniet diplomatike me Rusine. Keshtu merr vesh edhe Kina qe mban qendrim te dyfishte. Pa marredhenie me Perendimin, Rusia eshte e mbaruar. Putini dhe gjithe klasa hitleriane e tij nuk e kish llogaritur mire. Eshte Rusia qe ka slmuar Ukrainen dhe jo e kunderta. More vesh o pseudonim BEN, o qelbesire. Krimet jane hitleriane, do ja degjosh zerin shume shpejt
O Beno, Fale amerikes sot je i lire te shkruash dhe kunder saj.
O kurve ruse, Amerika eshte zot i botes.per ne eshte fat qe jemi aleate me ta. Ju rusofileve do ju bejme kavie, do ju tredhim.
O beni nga ambasada ruse po pse amerikanet e kan fajin qe ruset pushtuan ukrainen o legen bukshkel. Duhet zhdukur raca jote e flliqur qe shitet per ca rubla jo amerikanet